Kështu do të ndahen ulëset në Kuvend pas numërimit final të votave nga QNR

Qendra e Numërimit të Votave ka njoftuar se janë numëruar të gjitha votat e dërguara me postë. Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosja, ka marrë 57 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Marketing

Ndërsa e dyta në zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës, mori 20 mandate në Kuvend. Pas PDK’së, vjen LDK’ja me 15 mandate, Lista Serbe me 10 mandate, Komunitetet joserbe me 10 mandate dhe AAK’ja me 8 mandate.

QNR ka njoftaur se në rezultatet e numërimit të otave me postë, VV ka marrë gjithsej 44252 vota, ndërkohë e dyta është PDK me 5321 vota, ndërsa LDK e treta me 4287 vota. AAK ka 1112 vota.

Ndërkohë që KQZ’ja ko njoftuar se nesër do të dalin të rezultatet përfundimtare edhe zyrtarisht.