Kështu duket renditja në grupin e Kosovës, pas barazimit me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur më shumë sesa një barazim në udhëtimin e saj në Podgoricë, në përballje me Malin e Zi.

Marketing

Dardanët krijuan të parët epërsinë në një sfidë ku ishin dominues në çdo aspekt, por nuk arritën ta mbajnë atë deri në fund.

Rezultati final i takimit të mbrëmshëm ishte 1:1, me golashënuesit Milot Rashica dhe Stefan Mugosa, shkruan lajmi.net.

Me këtë rezultat, skuadrat kanë marrë nga një pikë, me Kosovën tashmë që pozicionohet në vendin e tretë, por me pikët e barabarta me Bullgarinë e Malin e Zi, duke numëruar një lojë më pak se dy kombëtaret në fjalë.

Republika e Çekisë gëzon pozitën e dytë, me tri pikë të fituara në dy ndeshje, kurse Anglia ka maksimumin e pikëve nga dy ndeshje të luajtura.

Marketing