Franck Kessie mund të largohet nga Milan në fund të sezonit.
Milan do të lejojë largimin e Franck Kessie në fund të sezonit për 40 milionë euro.
Kështu raporton ‘Tuttosport’, që shkruan për interesimin e West Ham United për 22 vjeçarin.
West Ham United për të siguruar shërbimet e Kessie duhet të fitojë garën me rivalët e qytetit nga Londra, skuadrën e Tottenham.
Kessie, është pjesë e Milanit që nga viti 2017, dhe nga 61 paraqitje ka shënuar nëntë gola.