Ballina Sport Këta janë 11 golashënuesit më të mirë deri më tani në Kupën...

Këta janë 11 golashënuesit më të mirë deri më tani në Kupën e Botës

Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe do të mbyllet Kampionati Botëror ”Katar 2022”.

Marketing

Kroacia dhe Maroko do të luajn të shtunen ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa një dit më vonë zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Por a e dini cilët janë 11 golashënuesit më të mirë deri më tani në Kupën e Botës.

Listës i prin Lionel Messi dhe Kylian Mbappe me nga 5 gola.

Julian Alvarez i Argjentinës dhe Olivier Giroud i Francës, kanë shënuar nga 4 gola deri më tani.

Listën prej 11 golashenuesve e mbyllin shtatë futbollistë të tjerë me nga tre gola, e ata janë: Ramos (Portugali), Alvaro Morata (Spanjë), Marcus Rashford (Angli), Bukayo Saka (Angli), Richarlison (Brazil), Enner Valencia (Ekuador), Cody Gakpo (Holandë).

Marketing
Exit mobile version