Këta janë 16 më të votuarit deri tani, ku renditen Edi Rama dhe Lulzim Basha

Ndërkohë që në pjesën më të madhe të Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët janë publikuar dhe rezultatet e deritanishme se kush qëndron në krye të listës.

Nga përditësimi i fundit i të dhënave deri në orën 22:00 në krye të listës së më të votuarve nga qytetarët qëndron kreu i grupit socialist Taulant Balla me 17,839 vota, i ndjekur nga ministri Çuçi dhe kryeministri Edi Rama.

Marketing

Për të shkuar te kandidati i parë demokrat më i votuar duhet të shkojmë në vendin e 9-ë aty ku renditet Flamur Hoxha i cili ka marrë 9,159 vota.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha momentalisht renditet në vend të 14 me 6,977 vota preferenciale, vetëm 400 vota më shumë nga Tom Doshi që është dy vende më poshtë të tij.

Renditja e kandidatëve sipas votave:

1. TAULANT BALLA PS 17,839

2. BLEDAR ÇUÇI PS 11,814

3. EDI RAMA PS 11,412

4. NIKO PELESHI PS 11,320

5. SAIMIR HASALLA PS 11,051

6. BLENDI KLOSI PS 10,381

7. ERION BRAÇE PS 10,052

8. AURORA MARA PS 9,367

9. FLAMUR HOXHA PD-AN 9,159

10. ERVIN SALIANJI PD-AN 9,131

11. BELINDA BALLUKU PS 8,390

12. BLEDJON NALLBATI PD-AN 7,320

13. DASHNOR SULA PD-AN 7,258

14. LULZIM BASHA PD-AN 6,977

15. PAULIN STERKAJ PS 6,898

16. TOM DOSHI PSD 6,581