Këta janë tipat e njerëzve të cilët nuk mbajnë dot sekrete

Thuhet se mënyra më e mirë për t’ia zbuluar të gjithëve një nga sekretet tona, është t’ia themi atë personit të zgjedhur: ”Të lutem mos i trego askujt tjetër!”. Në fakt të gjithëve u ndodh që t’u thuhen gjëra sekrete në mirëbesim nga miqtë ose të afërmit.

Marketing

Megjithatë të gjithëve (ose thuajse të gjithëve), u ka ndodhur që t’ua tregojnë atë të tjerëve, megjithëse kjo gjë nuk duhej bërë. Atëherë, pse zgjedhim t’ia besojmë dikujt tjetër sekretin tonë? Dhe në cilat raste ndodh? A ka njerëz më pak të besueshëm, të cilëve nuk mund t’u japësh informacione?

Këto janë pyetjet e parashtruara nga disa psikologë ekspertë mbi sjelljen nga Universiteti i Arizonës në SHBA. Dhe përfundimi nuk ishte aspak i paramenduar. Studiuesit analizuan rezultatet e 9 studimeve të mëparshme, në të cilat pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh kishin vendosur të zbulonin sekretin e dikujt, dhe gjithashtu se cilat ishin arsyet prapa këtij vendimi.

Duke marrë në konsideratë një shumëllojshmëri të madhe sekretesh, nga të qenit të pakënaqur në punë deri tek tradhtia seksuale, nga të qenit shtatzënë tek dëshira për të bërë kërkesën për divorc, pjesëmarrësit pranuan se mesatarisht 30 për qind të tyre ua zbulonin ato të tjerëve. Dhe në rastin e sekreteve të ndara në mirëbesim me të afërmit ose miqtë e ngushtë, diçka më pak:26 për qind të rasteve. Pra në praktikë zbulohet çereku i sekreteve.

Si mbahet një sekret

Sipas ekipit të studiuesve, motivimi për këtë do të varet nga integriteti i personit që zbulon sekretin që në fakt duhet mbajtur i tillë. Kjo do të thotë, që nëse personi që ka diçka për të fshehur është një egoist, apo që nuk i ndjek shumë parimet morale, kemi shumë më shumë gjasa të zbulojmë sekretet e tij, sesa do të ndodhte me një njeri të këndshëm, bujar dhe besnik, të cilin e respektojmë dhe vlerësojnë. Ja pra kur mund të mbahet një sekret:varet mbi të gjitha kush na e thotë.

Marketing