Këtë fundjavë bota kërcënohet nga “insekti i mileniumit”

Natën mes së shtunës dhe së dielës mund të paraqiten probleme në punën e Xhi-Pi-Es sistemet, sipas skenarit të ngjashëm me atë të vitit 1999 kur e gjithë bota frikësohej nga kolapsi i sistemeve kompjuterike gjatë kalimit në mileniumin e ri, për shkak të të ashtuquajturit “insekti i mileniumit”, lajmëron En-Bi-Si.

Marketing

Televizioni amerikan thekson se sistemet kompjuterike të lidhura me satelitët e Sistemit për pozicionim global 24 ( Xhi-Pi-Es 24) të cilat orbitojnë rreth Tokës, të dielën në orën 1:59 sipas kohës së mesme do të mund që menjëherë të kthehen dhjetë vite prapa më 22 gusht të vitit 1999.
Në mënyrë teorike kjo do të nënkuptonte se është e mundshme ndërprerja e punës normale jo vetëm në disa sisteme për aviacion, por edhe në më shumë sisteme infrastrukturore vitale në sektorin e komunikimeve, të transportit dhe elektro energjetik .

Sipas En-Bi-Si, problemi i tillë do të mund të krijohet sepse Xhi-Pi-Es sistemi e vlerëson kohën pas dy javëve dhe ka hapësirë të mjaftueshme memoriale vetëm për 1.024 javë, ndërsa kur do të përmbushet ajo hapësirë numëruesi do të kthehet në zero. Ajo 1.024 javë skadon pikërisht në natën mes nesër dhe pasnesër.

Megjithatë, sipas Aviacionit Ushtarak dhe Agjencisë për Infrastrukturë dhe Siguri Kibernetike (CISA) pranë Ministrisë për Siguri Shtetërore të SHBA-së, gjasat që të ndodh diçka e tillë janë shumë të vogla.

Ata përkujtojnë se kur për herë të parë ishte arritur “limiti prej 1.024 javëve” në gusht të vitit 1999, nuk kishte kurrfarë problemesh.

Si-En-En thekson se kjo është hera e fundit që kufizimi i memorjes të paraqet problem potencial në këtë shekull, sepse satelitët tani grumbullojnë të dhëna në pjesë me nga 10 binarë bitë, për çka përsëriten çdo 1.024 javë, por së shpejti do të avancohen në skladim 13 bit, që është i mjaftueshëm për periudhën prej 157 viteve.

Marketing