Këto do të jenë temperaturat e motit për sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë erë e dobët veriperëndimore. Ndërsa indeksi UV do të jetë nëntë.

Marketing

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 20 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval nga 30 deri në 36 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët veriperëndimorore, kurse temperaturat do të lëvizin prej 19 deri në 34 gradë celcius.

Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, ndërsa gjatë fundjavës pritet përkeqësim i motit në pjesën lindore dhe veriore të vendit.