Këto dy vajza kosovare i shpëtoi gazeta gjermane nga lufta, ja si duken sot

Në vitin 1999, lotët e tyre prekën gjithë planetin. Fotografia e tyre u bë një simbol i luftës së egër të Kosovës.

Njëzet vite më parë, Albenita (22) humbi prindërit e saj – babai i vrarë nga ushtarët serbë, nëna e zhdukur!

Marketing

Kur fotografia e vajzës që qante (atëbotë trevjeçare) nga fshati Bukosh i Kosovës u përhap në tërë botën, më 7 prill 1999, gazetarët e BILD-it shkuan në kërkim të saj, informon Albinfo.ch.

Dhe ata e gjetën fëmijën në Shqipëri vetëm pak kohë më vonë! Atje, Albenita kishte ikur me motrën Albiona (atëbotë njëvjeçare) dhe gjyshen e saj. Me mbështetjen e organizatës humanitare të BILD-it, “Një zemër për fëmijë”, të tretë u sollën në Gjermani, më 10 prill.

Në Hamburg, motrat u pranua nga një familje, të pajisura me rroba të reja dhe shpresën për një jetë të qetë. BILD-i gjithashtu e ndihmoi Albenitën me letra me vlerë.

“Më kujtohet vetëm pak, por e di se nuk kisha frikë më në Gjermani pasi ishim të mirëpritura ngrohtësisht. U ndjeva shumë mirë “, thotë Albenita sot, kur BILD-i e vizitoi ate në shtëpinë e saj të re në Itali, njofton Albinfo.ch.

Me gazetarët gjermanë, Albenita e shfletoi një album të vjetër me fotografi. Aty gjendeshin fotot e saj si një vogëlushe dhe fotot e dasmës së prindërve të saj. Bile. edhe ftesën e manifestimit nga “Një zemër për fëmijë” të vitit 2001, Albenita e kishte ruajtur: “Unë ende nuk mund ta kuptoj se sa shumë kishin marr pjesë gjermanët gjatë transmetimit të rrëfimit tim. Pa ‘Një zemër për fëmijë’, ndoshta nuk do të kishim mbijetuar”.

Ajo me motrën e saj, jeton pesëdhjetë kilometra në veri të Venedikut, tek halla e saj, informon Albinfo.ch. Vajzat u vendosën këtu në vitin 2003, pas vdekjes së gjyshes së tyre.

Jo vetëm historia e jashtëzakonshme e shpëtimit që e ndërlidhë rrëfimin me motrat. Albiona vuan nga një formë e rëndë e epilepsisë. Gjatë gjithë kohës, Albenita kujdeset për të: “Unë jam motra, nëna dhe shoqja e saj më e mirë, kështu edhe duhet të qëndrojë”.