Këto fruta nuk duhet t’i hani para se të shkoni në plazh, kjo është arsyeja

Pothuajse të gjithë ne e kemi ndjerë këtë ndjenjë të pakëndshme me barkun e fryrë që të bën të mos ndihesh mirë me veten. Sidomos tani që ka ardhur vera, fryrja është e bezdisshme jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë.

Marketing

Megjithatë, nëse dëshironi të shmangni fryrjen gjatë muajve të verës, duhet të shmangni disa ushqime. Ka disa fruta që shkaktojnë fryrje kur i hani shpesh dhe sidomos para plazhit apo ndonjë daljeje. Këto janë frutat që shkaktojnë fryrje:

Mollët

Janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht me fruktozë. Kjo është arsyeja pse ato janë të vështira për t’u tretur nga trupi. Për të mos ju shkaktuar fryrje, hani gjysmë molle.

Dardha

Dardhat përmbajnë fibra dhe pektinë që shkaktojnë ngopje, janë diuretik dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Megjithatë, ato përmbajnë edhe sorbitol, i cili në sasi të mëdha mund të shkaktojë fryrje.

Qershitë, rrushi, mango dhe ananasi
Këto fruta përmbajnë sheqer, i cili është i vështirë për t’u tretur nga trupi dhe shkaktojnë fryrje. Që të mund t’i konsumoni pa problem, është mirë t’i përtypni mjaftueshëm.

Kajsi të thata, rrush të thatë dhe kumbulla

Frutat e thata mund të ndihmojnë ata që kanë probleme me kapsllëkun, por ato shkaktojnë fryrje për shkak të sheqerit dhe fibrave që përmbajnë. Mundohuni të pini shumë ujë sa herë që hani kajsi të thata, rrush të thatë ose kumbulla.