Këto janë banorët e “Big Brother VIP 3” që po bëjnë ‘namin’ në Instagram

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet e showbiz-it në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Marketing

Sigurisht që në qëndër të vëmendjes tashmë janë yjet e “Big Brother VIP 3”. Surpriza e kësaj jave është se të gjithë personazhet VIP janë me një rritje mjaft të konsiderueshme të numrit të ndjekësve në Instagram.

Egla Ceno ka shtuar 1.2K ndjekës nga java e kaluar.

Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën e duket se ende nuk janë ulur gjakrat.

Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar sërish 2K ndjekës që nga java e kaluar. Nga 436K, tani numëron 438K.

Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 2.2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar 3 mijë ndjekës.

Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve, kryesisht me astrologen Meri Shehu. Roza ka shtuar 2 mijë ndjekës këtë javë, ndërsa Meri ka shtuar 1.1K dhe tani numëron 13.4K.

Në ndryshim nga java e kaluar, kur kishte fituar 2.3K, këtë javë Vesa Smolica ka fituar vetëm 100 ndjekës.

Rike Roçi nga ana tjetër ka fituar plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 123K.

Romeo Veshaj duket se mban vendin e parë këtë javë me plot 6 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 295K.

Marketing