Ballina Sport Këto janë datat kur do të zhvillohen dy ndeshjet mes Shkupit dhe...

Këto janë datat kur do të zhvillohen dy ndeshjet mes Shkupit dhe Ballkanit

Liga e Konferencës në sezonin e ri do të ketë së paku një ekip shqiptar në fazen e grupeve.

Marketing

Klubi suharekas Ballkani dhe klubi nga Maqedonia, Shkupi, do të përballën në fazën e play-offit, shkruan Indeksonline.

Ballkani siguroi kualifikimin të ejten mbrëma, pasi mposhti me penallti në ndeshjen kthyese skuadrën e Klaksvikut, me rezultat 4-3.

Në anën tjetër, Shkupi në play-off të Ligës së Konferencës, vjen pas eliminimit nga kualifikimet për Europa Ligë, ku u eliminua nga skuadra irlandeze, Shamrock Rovers.

Tashmë janë bërë të ditura edhe datat e ndeshjeve të pley-offit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin e Shkupit me 18 gusht ndërsa ndeshja kthyese do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me 25 gusht.

Marketing
Exit mobile version