Barcelona dhe Chelsea e kanë konfirmuar marrëveshjen për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang, vetëm gjashtë muaj pasi ky i fundit iu bashkua gjigantit katalunas.
I transferuar nga Arsenali si lojtar i lirë në muajin shkurt, klubi i ri i Aubameyang përsëri është bërë zyrtarë pasi që u mbyll afati kalimtar i transferimeve.
Aubameyang ishte ndër lojtarët kyç në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ku e ndihmoi Barçën drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve me 13 golat e tij në 23 paraqitje.
Siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, Aubameyang do t’i kushtojë Chelseat vetëm 12 milionë euro. Bëhet e ditur se në vend se të përfshihet Marcos Alonso në marrëveshje, mbrojtësi i krahut të majtë e shkëputi kontratën e tij me Chelsean, kështu duke iu bashkuar Barçës si lojtar i lirë.
Kjo marrëveshje u përfshi në koston e transferimit të Aubameyang dhe besohet që vlerësohet rreth tetë milionë euro.