Këto janë pesë qytetet më të mira për të jetuar në Evropë

Krijimi i listës ndikohet nga faktorë të ndryshëm si cilësia e jetës, sistemi shëndetësor, arsimi, kultura dhe infrastruktura. Gjithashtu janë sigurimet shoqërore, stabiliteti politik dhe shkalla e krimit.

Marketing

Është interesante të theksohet se kësaj radhe janë renditur 172 qytete, ndryshe nga viti i kaluar ku përfshiheshin 140 qytete. Ky është viti i dytë që indeksi përfshin kushtet që lidhen me COVID-19.

Për herë të tretë në 5 vitet e fundit, Vjena është renditur e para ndër qytetet më të mira në Evropë. Me restorantet dhe muzetë e saj, Vjena është vendi i përsosur për të “praktikuar” artin. Ky qytet ofron shumë mundësi për kulturë dhe argëtim, si dhe infrastrukturë të mirë dhe stabilitet të përgjithshëm.

Vjena ka 99.1 nga 100 pikë të mundshme dhe është përpara Melburnit.

Sydney dhe Osaka janë në vendin e tretë në një listë të dominuar nga qytete nga Australia, Kanadaja dhe Japonia.

Kriteret më të rëndësishme të vlerësimit janë shkalla e krimit dhe infrastruktura komplekse e qytetit. Këto kritere kanë një ndikim negativ në jetë në çdo kuptim. Pikërisht kjo i ka vënë në pozitë të keqe disa qytete të mëdha si Londra, Nju Jorku dhe Parisi, ndonëse janë të njohura për aktivitete tërheqëse kulturore dhe sociale.

Kur bëhet fjalë për pesë qytetet më të mira për të jetuar në Evropë , sipas Indeksit Global të Jetesueshmërisë 2022, Kopenhaga pason Vjenën në vendin e dytë, ndërsa Cyrihu zë vendin e tretë.

Gjeneva nuk është shumë prapa, e ndjekur nga Frankfurti dhe Amsterdami.

Kur bëhet fjalë për qytetet më të këqija për të jetuar, në fund të listës është Damasku i Sirisë, ku lufta civile vazhdon prej dhjetë vjetësh.

Përveç Damaskut, Lagos, Tripoli, Dhaka e të tjera janë ndër qytetet më të këqija për të jetuar, shkruan Euronews.

Related

Marketing