Adoleshentët marrin hov, hormonet janë në kulmin e tyre, dëshira për eksperienca të reja është e madhe.

Kjo periudhë supozohet të jetë më aktivja në gjithë jetën e njeriut, por ja që nuk është kështu.

Një studim që përfshiu mbi 12, 000 të rinj të grupmoshave nga 6 në 85 vjeç arriti të analizojë performancën fizike dhe ndryshimet e saj tek njeriu gjatë gjithë jetës së tij.

Pjesëmarrësit e studimit , mbajtën me vete një pajisje të quajtur akselerometër. Kjo pajisje mat dhe regjistron çdo lëvizje për 7 ditë me rradhë.

Rezultatet e studimit, treguan se aktiviteti fizik tek njeriu është në pikun e vet në moshën 6 vjeçare.

Deri kohët e fundit besohej që aktiviteti fizik pësonte një rënie graduale gjatë gjithë jetës së njeriut.

Por të dhënat e fundit tregojnë se rënia e aktivitetit fizik nuk është aspak graduale, por shumë e shpejtë gjatë fëmijërisë, shkollës fillore, e deri në gjimnaz.

Kur njeriu arrin në moshën 19 vjeçare, duket se ka një jetë po aq sedentare, pra pa aktivitet fizik sa një 60 vjeçar.

Teoria e studimit është se shkollat në ditët e sotme detyrojnë fëmijët të qëndrojnë ulur për shumë gjatë. Periudhat e pushimit janë të shkurtra në vetëm 20-30 minuta në ditë.