Në dekadën e fundit, disa klube të mëdha kanë krijuar një formacion të frikshëm, sidomos në repartin e sulmit.
Tifozët më së shpeshti krahasojnë ish treshen e Realit, si Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo (BBC) ndaj atë të Barcelonës, Luis Suarez, Neymar dhe Lionel Messi (MSN).
Sidoqoftë, nëse shohim statistikat e bëra nga “ThePopFoot” në bazë të golave në dekadën e fundit dëshmojnë se Cristiano Ronaldo, Benzema dhe Higuain kanë qenë treshja më e rrezikshme me 121 gola në 38 paraqitje.
Kjo është lista e plotë e tresheve më të mira në sulm në bazë të golave.
1.C.Ronaldo, Benzema, Higuain (2011/12) – 121 gola në 38 ndeshje
2.C.Ronaldo, Benzema, Bale (2014/15) – 118 gola në 38 ndeshje
3.Messi, Suarez, Neymar (2016/17) – 116 gola në 38 ndeshje
4.Messi, Villa, Sanchez (2012/13) – 115 gola në 38 ndeshje
5.Messi, Pedro Sanchez (2011/12) – 114 gola në 38 ndeshje
6.Messi, Suarez, Neymar (2015/16) – 112 gola në 38 ndeshje
7.Lewandowski, Muller, Gnabry (2019-20) – 100 gola në 34 ndeshje
8.Lewandowski, Muller, Gnabry (2020/21) – 99 gola në 34 ndeshje
9.C.Ronaldo, Benzema, Bale (2015/16)- 110 gola në 38 ndeshje
10.Messi, Suarez, Neymar (2014/15) – 110 gola në 38 ndeshje.