Këto komuna sot do të jenë pa energji elektrike

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-shpërndarës, pa energji elektrike sot do të jenë disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Çuçer Sandevë dhe Studeniçan.

Marketing

Në periudhën prej orës 08:30 e deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugëve Pollog dhe Zelengorë, në Komunën e Kisella Vodës, prej orës 08:30 e deri në orën 14:30, konsumatorët e rrugës. “Anton Dimitrov” në Draçevë, Komuna e Kisella Vodës.

Pa energji elektrike nga ora 8:45 e deri në orën 15:00, do të jenë konsumatorët e një pjese të fshatrave Kucevishtë, Pobozhje, një pjesë e fshatrave Lubanc, Brodec, Tanushë dhe Brezë në Komunën e Çuçer Sandevës.

Prej orës 09:00 e deri në 15:00, ndërprerje në furnizimin me energji elektrike do të kenë konsumatorët e fshatit Batincë rr.. “4”, “6” dhe “7” në Komunën e Studeniçanit.