Kevin Durant në histori, koshashënuesi më i mirë në histori të Olimpiadave të Basketbollit

Kevin Durant mbetet një nga lojtarët më të mirë të basketbollit në botë.

Marketing

Durant vazhdon të shtoj sukseset e tij në karrierë, duke u kurorëzuar së fundi me madaljen e artë olimpike me skuadrën e USA-s në “Tokyo 2020”, në triumfin ndaj Francës me rezultat 87-82.32-vjeçari përpos triumfit të medaljes së artë në këtë Olimpiadë, ai ka vendosur edhe disa rekorde individuale të tjera.

Durant tani ka fituar medaljen e tretë të artë me USA-n (2012 Londër, 2016 Rio, 2020 Tokyo), duke barazuar rekordin e Carmelo Anthony me 3 medalje të arta të fituara me Amerikën.Përveç kësaj, Durant tani është edhe koshashënuesi më i mirë në histori të Lojërave Olimpike me 435 pikë të shënuara.

Ai gjithashtu prin në gjuajtje të lira si dhe në gjuajtjet për 3 pikë.Durant në finalen e sotme ndaj Francës ishtë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 29 pikë të shënuara, i ndjekur nga J. Tatum me 19 pikë, dhe E. Fournier me 16 pikë të realizuara.