KF Besa e Dobërdollit kampion për sezonin 2023/2024 në Ligën e dytë

Katër fitore të vendasve, një barazim dhe tre fitore të skuadrave mysafire me gjithësejt 27 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 28-të në Ligën e dytë. Besa e Dobërdollit edhe zyrtarisht shpallet, kampion, Pelisteri siguroi kualifikim, ndërsa Detonit Pllaçkovica do të përballet në balotazh pë kualifikim në elitë.

Marketing

Besa e Dobërdollit me fitoren e djeshme kundër Teteksit në Tetovë 7-0, edhe zyrtarisht bëhet kampion për sezonin 2023/2024 në Ligën e dytë. Për këtë skses më meritor gjithsesi se janë futbollistët, stafi teknik, publiku dhe vend është familja Tahiri në krye me haxhi Muahamet, Zijadin dhe Elham Tahiri të cilët janë donatorët e vetëm të kësaj skuadre. Pas këtij skuasesi historik pëk ekipin e vendbanimit Dobërdoll në Komunën e Vrapçishtit.“Familja .Tairi falemenderon të gjithë ata që ishin pjesë e këtij suksesi historik për klubin tonë KF Besa. Falemenderojmë gjithë bashkëfshatarët e Dobërdollit si dhe gjithë ata të cilët me menyrat e tyre kontribuan që KF Besa të shpallet Kamipon i Ligës së Dytë dhe vitin e ardhshëm të garoj në Ligën e Parë të RMV” thuhet në postimin e publikura në fejsbuk.

Ndryshe në për fitoren e thellë kundër Teteksit u kujdesën golashënuesit Genc Gashi e Zani Nazifi nga 2 gola dhe Emer Skenderi, Memetriza Hamza, dhe Maliq Beluli me nga 1 gola

Pelisteri shënoi fitore 2-1 kundër Bashkimit në Kumanovë, Arsimi mundi 3-0. Pobedën në Prilep, ndërsa në takimet tjera u shënuan rezultate të pritura.

Rezultatet5 e xhiros së 28-të:: Bashkimi – Pelisteri 1-2, Bellasica – Vardari (Neg) 0-0, Kamenica Sasa – Kozhufi 1-0, Novaci – Karaormani 6-0, Ohri – Detonit Plaçkovica 3-1, Osogova – Skopje 2-1, Pobeda – Arsimi 0-3 dhe Teteksi – Besa 0-7

Tabela: 1.Besa 73 pikë, 2.Pelisteri 67, 3.Detonit Plaçkovica 55, 4.Arsimi 50, 5.Ohri 42. 6.Skopje 40

7.Vardari (Neg) 39, 8. Bellasica 38. 9. Bashkimi 38, 10.Kozhufi 37, 11.Novaci 31. 12. Pobeda 28. 13.Osogova 26, 14.Teteksi 24, 15. Kamenica Sasa 23 , 16.Karaormani 15 pikë.

Java e 29-të. 11 maj, takohen: Arsimi – Osogova, Besa – Bashkimi, Skopje – Bellasica, Karaormani – Kamenica Sasa, Kozhufi – Detonit Plaçkovica, Pelisteri Pobeda, Teteksi – Ohri, Vardar (Neg.) – Novaci . /TvKlan.mk