Ballina Lajme Kosovë KFOR dënon dhunën ndaj gazetarëve në veri: Përgjegjës për sigurimin e sundimit...

KFOR dënon dhunën ndaj gazetarëve në veri: Përgjegjës për sigurimin e sundimit të ligjit mbetet Policia e Kosovës

Misioni paqeruajtës i KFOR-i ka reaguar për sulmin ndaj gazetarëve të premten në veri të vendit.

Marketing

KFOR në reagim thotë se dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt. “, thuhet në reagim.

Më tej, KFOR potencon se përgjegjës për sigurimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë janë Policia e Kosovës.

“Pas incidenteve të 29 majit , kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë dislokuar rreth ndërtesave të komunave veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën.”, vijon komunikata.

KFOR-i thotë se vazhdon të kryejë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, “dhe mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë përpara. “

“Gjithashtu, komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së. dhe komunitetit diplomatik.”, përfundon reagimi.

Nëntë gazetarë janë sulmuar të premten nga huliganët në Leposaviq, ka konfirmuar Policia e Kosovës

Marketing
Exit mobile version