KFOR-i i konfirmoi të shtënat afër patrullës së tyre, Rakiq ia gjuan fajin mediave shqiptare

Derisa KFOR ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në afërsi të patrullës së tij në Zubin Potok, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka mohuar një gjë të tillë.
Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it, derisa ka kritikuar mediat shqiptare se po përdorin luftën hibride gjoja se ‘për ta tërhequr misionin në synimet e tyre’.

Marketing

“Sipas informacioneve të KFOR-it dhe Shtabit të Krizave, do të mohoja pretendimet e mediave shqiptare se në Zubin Potok ka ndodhur një sulm ndaj KFOR-it. Ky informacion është vetëm një tjetër në serinë që Prishtina, si pjesë e luftës hibride, po e përdor për të ngrohur më tej situatën dhe për ta tërhequr KFOR-in në synimet e tyre”, ka thënë Rakiq për një televizion serb.