Khabib: Kur Allahu është me ju, askush s’mund t’ju thyej (Foto)

Atleti rus, Khabib Nurmagomedov, ka lëshuar një deklaratë pasi ka mbrojtur me sukses titullin e tij në UFC, kundër të famshmit irlandez, Conor McGregor.
Nurmagomedov i cili tani ka 27 fitore dhe asnjë humbje, ka arritur që ta mposhtë rivalin e tij të kafazit, në raundin e katërt.

Marketing

Mirëpo menjëherë pasi menaxhoi ta bëj McGregor të dorëzohet, Nurmagomedov ka dalë jashtë kafazit për t’u ndeshur me skuadrën e kundërshtarit të tij.

Këto veprime kanë shkaktuar një përleshje midis anëtarëve të ekipit McGregor dhe Nurmagomedov, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratën e lëshuar, Nurmagomedov ka thënë se ofendimet familjare, fetare dhe kombëtarë janë arsyet që ai iu ka vërsulur njërit prej anëtarëve të skuadrës irlandeze.

“Ky është një sport respekti. Ky nuk është një sport ku duhet të flasim plehra. Unë dua ta ndryshoj këtë lojë. Nuk dua që njerëzit të flasin keq për kundërshtarët, ta flasin keq për të atin apo fenë. Nuk mund të flasësh për fenë apo kombin”, ka shkruar Nurmagomedov në Instagram.

Ai gjithashtu ka publikuar një fotografi ku ai shihet përkrah babait të tij në Dagestan të Rusisë, në të cilën ka shkruar se kur Allahu është me ju, ju jeni i pamposhtur.
“Kur Allahu është më ju, askush nuk mund t’ju thyej, askush. Faleminderit shumë njerëz për mbështetje”, ka shkruar ai.