KHF Çair fton për mbështetje masive të dielën: Së bashku ta sigurojmë kualifikimin për FINAL4

Klubi i Hendbollit për Femra Çair u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dielën të mbushin sallën sportive Enver Idrizi, në ndeshjen që mund të sigurojë kualifikimin në FINAL4.

Për këtë arsye edhe hyrja do të jetë falas, shkruan Sportmania.

“Një ndeshje larg gjysëmfinales së Kupës Maqedonisë.

Një sallë e mbushur të dielën do të jetë një mbështetje e madhe për vajzat tona për tu kualifikuar në FINAL4.

Ju mirëpresim në ora 15:00 me datë 24.03.2024 (e diel) në sallën sportive Enver Idrizi.

Të gjithë e keni parë angazhimin e vajzave tona dhe dëshirën e tyre për të fituar çdo ndeshje. As këtë herë kjo nuk do mungojë, por me JU, SË BASHKU, mund të ia dalim tek fitorja e shumëdëshiruar dhe të na hapet rruga për gjysemfinale të Kupës shtetërore.

Prandaj, të dielën për këdo është detyrim të jetë në sallën sportive Enver Idrizi, madje duke e marrë edhe një mik me vete. Çairi ka nevojë për publikun, Çairi ia del me tifozët!

Hyrja,do të jetë falas!”, thuhet në njoftimin e klubit nga Çairi.

Marketing