Olta Gixhari mbrëmë (e shtunë) kishte një avantazh në Big Brother VIP Albania për shkak të një loje që fitoi kundrejt Luiz Ejllit
Ajo dërgoi direkt në televotim tre persona që ishin: Luizi, Kiara dhe gazetari Bledi Mane.
Kjo gjë nuk u prit mirë nga moderatorja e njohur, duke thënë se me këtë ka dashur të ndajë një çift.
“Nuk është gjë e bukur. Nuk po them që e ka gabim. Por po them që ka tentuar të ndajë një çift duke u bazuar në konfliktin që ajo ka drejtpërdrejtë me Luizin. Ajo më ka përfshirë mua si një e tretë duke goditur pikën e dobët të Luizit dhe duke besuar që në këtë moment do ta dobsojë ose do ta forcojë”, tha tutje Tito.
Në “Big Brother Radio” në bisedën me Keisin, Kristin dhe Beatin, prezantuesja u shpreh se kjo nuk ishte një mënyrë e duhur.
Kiara tutje theksoi se pavarësisht të gjithave, publikut i mbetet të gjykojë apo të zgjedh mes dashurisë e konfliktit.
“I mbetet publikut për të gjykuar, nëse do të zgjedhin dashurinë apo konfliktin. Kjo gjë mbetet për t’u parë. Olta në mendimin tim nuk ka bërë mirë. Nuk mu duk një zgjedhje aq”, përfundoi ajo