Kida ekspozon këmbët joshëse në minifundin super të shkurtër

15:55 | 24 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Kida tregoi shumë në fotot e fundit.

Kida është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat rrëmben vëmendje të madhe me paraqitjet që i bën, shkruan lajmi.net.

Ditët e fundit ajo shijoi pushimet në Dubai, nga ku solli imazhe të panumërta duke i mbajtur fansat të informuar për gjithçka rreth saj.

Në fotot e fundit, Kida u shfaq e veshur me një këmishë shumëngjyrëshe dhe minifund shumë të shkurtër e sandale të gjelbra.

Derisa mori poza joshëse në dhomë, Kida vuri në plan të parë këmbët seksi, duke treguar edhe ngjyrën që e mori në pushime.

Ndryshe, kënga e fundit e Kidës mbetet “Drunk”, me të cilën ka grumbulluar 19 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/