Kidnapohet shqiptari, rrahet dhe lihet i zhveshur në rrugë

Një 16 vjeçar me origjinë shqiptare e ka përjetuar tmerrin javën e kaluar.

Marketing

Ai është rrëmbyer nga katër persona në qendër të Brukselit, në orët e vona të së mërkurës.

Shqiptari raportohet se është tërhequr zvarrë dhe është futur në makinë.

I njëjti është gjetur pranë një qendre tregtare, i zhveshur, i rrahur dhe me djegie ne trup, të dyshuarit i kishin fikur atij bishta të cigares në trup.

Mediat belge raportohet se autorët dyshohet se janë pjesë e një bande shqiptare, shkruajnë mediat belge përcjell Klankosova.tv

Thuhet se adolesheni u mor peng pasi kishte sulmuar një prostitutë.

Viktima ishte dërguar në spital për të marrë trajtim.

Të dyshuarit akoma nuk janë kapur nga policia belge.