Ballina Lajme Botë Kim Jong Un “i pangopur” me Rusinë, zgjat me disa ditë vizitën

Kim Jong Un “i pangopur” me Rusinë, zgjat me disa ditë vizitën

Liderit të Koresë së Veriut duket se i ka lënë mbresa të mëdha vizita e tij në Rusi.

Marketing

Krejt papritur, Kim Jong Un ka vendosur të zgjasë dhe disa ditë të tjera vizitën e tij, pa dhënë asnjë arsye për mediat.

Kim dhe Putin u takuan të mërkurën dhe ranë dakord që Koreja e Veriut të ndihmojë me municione Rusinë, teksa kjo e fundit do të dërgojë ushqime dhe teknologji për programin bërthamor të Penianit.

Më herët, kreu i Kremlinit pranoi dhe ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut, vizitë që mendohet se do të realizohet shumë shpejt.

Kim u prit ngrohtësisht nga Putin në qendrën hapësinore Vostochny në lindjen e largët të Rusisë. Pamjet e medias shtetërore ruse treguan dy liderët duke buzëqeshur ndërsa shtrëngonin duart, përpara se Putin ta shoqëronte personalisht Kim rreth qendrës hapësinore.

Ata gjithashtu shkëmbyen dhurata. Putin i dha Kim një dorezë nga një kostum hapësinor “që kishte qenë në hapësirë ​​disa herë” dhe një pushkë të prodhimit rus. Kim i dha Putinit një armë të prodhuar nga Koreja e Veriut, mes dhuratave të tjera.

Exit mobile version