Kim Kardashian ndahet nga i dashuri

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr kanë vendosur të ndahen pas disa muajsh lidhje.

Marketing

Sipas raportimit të “People”, burime pranë çiftit kanë treguar se ata i kanë dhanë fund lidhjes së tyre e cila filloi në shtator të vitit 2023.

Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr u panë për herë të parë së bashku në mars të vitit 2024 në festën e Oscar-it të Vanity Fair, ku dukej se po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë gjithë mbrëmjes.

Në atë kohë, mediat atje raportonin se kimia mes Kim dhe Odell ishte e dukshme dhe se ata u larguan nga ngjarja së bashku.