Kirjakides: Pa progres bisedimet ndërmjet BE-së dhe “AstraZeneka”

Bashkimi Evropian dhe kompania “AstraZeneka” nuk arritën progres në bisedimet për dërgesën e shtyrë të vaksinave kundër virusit korona, njoftoi mbrëmë eurokomisarja e Shëndetësisë, Stella Kirjakides.

Marketing

“Na vjen keq për shkak të mungesës së vazhdueshme të planit të qartë për dërgesë”, shkroi Kirkjakides në Tuiter.

Mediat britanike transmetojnë se eurokomisarja thekson se BE-ja ka kërkuar plan të qartë nga “AstraZeneka” për dërgesë të shpejtë të dozave të cilat Unioni i rezervon për tremujorin e parë të këtij viti.

BE-ja tashmë një javë bën presion ndaj “AstraZeneka” që të dërgojë më shumë doza të vaksinës së saj nga fabrikat në Evropë dhe Britani të Madhe, pasi kompania njoftoi se do të ketë shtyrje, e cila do ta dëmtonte planin e imunizimit në BE.