Një kirurg plastik nga Graci i Austrisë shpoi disa herë zorrët e një gruaje gjatë liposuksionit. Më pas atij iu ndalua ushtrimi i profesionit. Por ai nuk iu përmbajt dhe vazhdoi punën në Maqedoninë e Veriut! Shoqata Mjekësore e Steyrit tani e ka zbatuar këtë në gjykatë.
Sipas një shkrimi të „Kronen Zeitunf“, austriakja Teresa M. (emri i ndryshuar) donte ta shpërblente veten me liposuksion. Për ta bërë këtë, ajo kontaktoi një kirurg kozmetik në Graz, i cili i kreu procedurën në Austrinë e Poshtme në vitin 2020, transmeton portali Shtegu. Nëse ajo do ta dinte se çfarë pasojash do të sillte operacioni më i vogël, ajo kurrë nuk do të kishte vendosur ta bënte atë. Sepse që nga ajo kohë, siç raportoi “Krone”, jeta e saj ka qenë torturë.
Tani merret vesh se kirurgu është zgvendosur në Maqedoninë e Veriut dhe atje po ushtron pa pengesa profesionin e tij.