Kishte ikur nga burgu, shkupjani arrestohet në Strugë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në Strugë është arrestuar një person, për të cilin është shpallur fletarrest për shkak të arratisjes nga Burgu “Shkup”.

Marketing

“Më 03.05.2022 në ora 11:30, nëpunës policorë nga SPB Strugë e kanë arrestuar personin F.R. (36) nga Shuto Orizare në Shkup. Arrestimi është kryer në bazë të fletarrestit paraprakisht të shpallur për shkak të arratisjes nga INP Burgu ‘Shkup’, ku ka vuajtur dënim me burg në kohëzgjatje prej dy viteve e 10 muajve”, thuhet në kumtesë.

Nga MPB-ja informojnë se te ai janë gjetur dy paketime heroinë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate.

Nga MPB thonë se i njëjti është dërguar në Burgun “Shkup” për të vuajtur dënimin.

Marketing