Edhe një deputet i bllokut konservativ të kancelares gjermane Angela Merkel dha dorëheqje pas informacionit në revistën “Shpigel” se ka marrë para për të lobuar për një parti politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas edicionit, Tobias Ceh, nga Unioni Social i krishterë në Bundestag, në vitin 2016 ka marrë shumë pesëshifrore të parave për ta këshilluar partinë e ish-kryeministrin të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.
Më tej thuhet se Ceh, gjithashtu, personalisht ka udhëhequr fushatë për Gruevskin, i cili më vonë u gjykua për korrupsion dhe u arratis në Hungari.
Blloku i Merkelit tashmë i ka humbur tre deputetë për shkak të skandaleve rreth marrëveshjeve për furnizimin e maskave mbrojtëse.