Kishte më shumë se 10 persona në faljen e xhumasë, dënohet imami i kësaj xhamie

Besir Kryeziu, Imami i fshatit Roganë në Kamenicë ka bërë të ditur se është dënuar nga Policia për shkak se në xhami, në faljen e xhumasë kishte të pranishëm më shumë se 10 besimtarë.

Ai teksa ka publikuar dënimin që e ka marrë është shprehur i indinjuar duke thënë se po veprohet me standarde të dyfishta, pasi që ndërkohë që ishte fushata zgjedhore, masat nuk vlenin për politikanët.

Kryeziu po ashtu është shprehur se ai i ka njoftuar xhemantin me kohë, andaj edhe nuk mban përgjegjësi.

Marketing

“Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës.

Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj.

Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia.

Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent.

Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi.

Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del!

Faleminderit policise, që na e kujtuan kohën e komunizmit!”, shkruan ai.