Kishte simptoma të ngjashme me linë e majmunëve/ Del përgjigja e analizave për pacientin në Kosovë

Mostra e pacientit nga Kosova të dyshuar për linë e majmunit, e dërguar për testim në Holandë, ka rezultuar negative, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Marketing

Pacienti 69 vjeçar nga komuna e Dragashit ishte regjistruar më 3 qershor 2022, pasi u hospitalizua në klinikën Infektive-QKUK dhe dyshohej se mund të ishte prekur nga lija e majmunëve. Atij i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

“IKSHPK është njoftuar të mërkurën nga laboratorët respektivë të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga lia e majmunëve.” – shkruhet në njoftim.

Marketing