Kjo agjenci shtetërore me shpallje publike për shfrytëzim të mjeteve nga programi për mbështetje financiare në zhvillimin rural për vitin 2020

Sot, Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural publikoi Shpalljen publike nr.01/2020 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në zhvillimin rural për vitin 2020

Marketing

Lëndë e kësaj shpallje është dhënia e mbështetjes financiare për masën 113 “Mbështetje për nxitjen e prodhimit bujqësor”, ku vlera maksimale e kostove të pranueshme është deri në 1.200.000,00 denarë për çdo përfitues individual, dhe mjetet jepen për periudhën e realizimit të planit të biznesit dhe paguhen në nivel vjetor deri në tre këste (vjet).

Të drejtë në shfrytëzimin e mjeteve kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Mjetet janë dedikuar për investime në furnizimin e mjeteve themelore të reja, kostot operative në lidhje me mjetet e furnizuara dhe kostot e tjera të parashikuara me Programin e Mbështetjes Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2020.

Aplikimet paraqiten në mënyrë elektronike pas regjistrimit në e-baranje.ipardpa.gov.mk , pastaj i gjithë dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në arkivin e agjencisë, çdo ditë pune nga 08:00 – 16:00.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 10.03.2020.

Për informata më të detajuara ndiqni web faqen www.ipardpa.gov.mk.

Marketing