Ballina Lajme Maqedoni Kjo drejtori bujqësore me apel për bujqit për të aplikuar për program...

Kjo drejtori bujqësore me apel për bujqit për të aplikuar për program për mbështetje financiare, ja kushtet

Thirje publike nr.03/2019 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019

Marketing

🔍Lëndë e kësaj shpalljeje është ndarja e mbështetjes financiare për masat në vijim:
Masa 412 – Krijimi i grupeve aksionare lokale (GAL) me vlerë 1.000.000,00 denarë mbështetje financiare dhe
Masa 413 – Realizim i strategjive për zhvillim lokal të vendeve rurale me vlerë 13.000.000,00 denarë mbështetje financiare.

🔍Mbështetja është e paraparë për Grupin aksionar lokal për zhvillim të rajoneve rurale (GAL) të themeluara sipas nenit 89 të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
🔍Mbështetja financiare paguhet sipas principit të financimit të aktiviteteve dhe investimeve të përfunduara nga ana e shfrytëzuesit në shumën prej 100% nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të miratuara për aktivitetin/investimin nga furnizimi publik i realizuar. Mjetet nga mbështetja financiare me kërkesë të shfrytëzuesit mund të shpërndahen si pagesë paradhënie në shumën prej 40% nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të miratuara ose në tërësi pas realizimit të aktiviteteve/investimit e miratuara me planin operativ vjetor për punën e GAL.

Mbështetja financiare maksimale për masën 412 do të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për çdo GAL për të gjitha aktivitetet/shpenzimet e miratuara sipas mjeteve në disponim nga masa.
🔍Formularët “Kërkesë për mbështetje financiare” së bashku me listën e dokumenteve të nevojshme dhe Udhëzimi për shfrytëzuesit mund të merret në ueb faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk. si dhe drejtpërdrejtë në Agjenci çdo ditë pune prej ora 8:30 deri në ora 16:30.
🔍Kërkesat e plotësuara për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për përkrahje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019 së bashku me tërë dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen në gjuhën maqedonase, në zarf të mbyllur në të cilin në anën e parme në këndin e epërm të majtë qëndron shenja “MOS HAP”, për Thirrjen publike numër 03/2019 dhe theksim të shifrës së masës/nën-sektorin për të cilën parashtrohet kërkesa. Kërkesa mund të parashtrohet përmes postës me rekomandim ose personalisht në sportelin e Agjencisë, në të kundërtën Agjencia nuk merr përgjegjësi për arrije jo në kohë ose të pakompletuar në sportel ose për hapje të parakohshme të kërkesës
🔍Afati përfundimtar për parashtrim të kërkesës është 18.04.2019.
Kërkesat e parashtruara pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen.
Informacione më të hollësishme në kontakt tel. (02) 3097-460 ose në e-mail adresën: ipardpa.info@ipardpa.gov.mk dhe
ueb-faqen www.ipardpa.gov.mk

Marketing
Exit mobile version