Deri në ora 11:00 kanë votuar 12.87 % e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Sipas kreut të KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski jehona më e madhe për zgjedhjet presidencialet është regjistruar në Probishtip ndërsa më e ulëta është regjistruar në Komunë e Likovës.
Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare, jehonë më e madhe e votuesve është regjistruar në Krivogashtani, ndërsa jehonë më e vogël në Komunën e Vrapçpishtit.
“Sipas të dhënave të përpunuara nga 2080 vendvotime, deri në orën 11:00 për zgjdhjet presidenciale kanë dalë të votojnë 12,87% nga personat me të drejtë vote, përkatësisht 141.087 persona”, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Sipas tij, aktualisht dalja më e madhe për zgjedhjet presidenciale është në Probishtip (27,85%), ndërsa më e ulëta në Likovë (1,76%).
“Për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 11:00, sipas të dhënave të përpunuara nga 1976 vendvotime, kanë votuar 13.69%, pra 140.990 persona. Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalja më e madhe për zgjedhjet parlamentare është në Krivogastan (28,38%), ndërsa më e ulëta në Vrapçisht (5,2%)”, tha Dashtevski.
Sa u përket Njësive Zgjedhore, jehona e votuesve është me sa vijon:
NJ.Z. 1 15.85 %
NJ.Z. 2 12.24%
NJ.Z. 3 16.79%
NJ.Z. 4 14.54%
NJ.Z. 5 14.01%