Ballina Aktuale Kjo është kontrata që Barcelona i ka ofruar Xavit – nënshkrimi pritet...

Kjo është kontrata që Barcelona i ka ofruar Xavit – nënshkrimi pritet brenda 24 orëve

Xavi Hernandez pritet të jetë njeriu që do të drejtojë Barcelonën për pjesën e mbetur të sezonit.

Marketing

Humbja e Barcelonës në kuadër të Superkupës së Spanjës, kundër Atletico Madrid ka bërë që Valverde të kryqëzohet nga kritikat.

Ditëve të fundit, Eric Abidal si drejtor sportiv i Barcelonës është takuar me Xavi Hernandez, dhe thuhet se marrëveshje është arritur – nënshkrimi pritet brenda këtyre 24 orëve.

Por, cila është kontrata që Barcelona i ka ofruar ish mesfushorit të tyre?

Barcelona ka ofruar dy vite e gjysmë kontratë për Xavi, transmeton lajmi.net.

Xavi aktualisht është trajner i skuadrës së Al Sadd dhe nuk ka shumë përvojë në karrierën e tij si trajner.

Barcelona megjithatë duket se do të rrezikojë. Pep Guardiola ishte nga ata që nuk kishte shumë përvojë mbi supe, por ai bëri historinë me katalanët.

Marketing
Exit mobile version