Kjo është një nga shenjat e kancerit

Urinimi me gjak është një simptomë që duhet të merret shumë seriozisht.

Marketing

Të kesh gjak në urinë është një nga simptomat më të rëndësishme në urologji, prandaj duhet të gjenden patjetër shkaqet që e kanë sjellë atë.

Pacientët duhet t’i njoftojnë mjekët e tyre nëse e hasin këtë gjë në urinën e tyre, edhe sikur të ketë ndodhur vetëm njëherë.

Ndoshta meshkujt e kanë më të lehtë ta vërejnë gjatë urinimit në tualet apo ulëse ndërsa femrat derisa shikojnë letrën higjienike kur e pastrojnë pjesën e mbetur të urinës.

Specialistët e shëndetit janë duke e nxitur publikun të kontrollojnë nëse urina e tyre ka gjak, me qëllim shmangjen e kancerit të veshkave dhe të fshikëzës.

Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës.

Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.