Kjo është paga që pritet të ketë Rudiger tek Real Madrid

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger veçse është konfirmuar se do të jetë futbollisti i ardhshëm i Real Madrid nga sezoni i ardhshëm. Këtë gjë e ka bërë zyrtare edhe trajneri i ‘Bluve të Londrës’, Thomas Tuchel i cili ditë më parë kishte thënë se ai nuk do të vazhdoj kontratën me ata, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Edhe pse nuk është bëre zyrtare ende nga të dyja klubet qendërmbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger pritet që në edicion e ardhshëm të bëhet pjesë e skuadrës më të trofeshme në Spanjë.

Paga e futbollistit pritet të jetë mjaft e lartë për të cilën thuhet se do t’i merr rreth nëntë (9) milionë euro në sezon, kurse nuk dihet se sa vjeçare do të jetë marrëveshja.

Rudiger kishte qenë një ndër lojtarët kryesor në mbrojtje tek skuadra e Chelseat viteve të fundit, ku kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e tyre.

Ai këtë edicion në të gjitha garat ka zhvilluar 48 ndeshje ndërsa ka shënuar edhe pesë gola dhe ka regjistruar katër asistime, statistika të jashtëzakonshme për një qendërmbrojtës.

Për 29-vjeçarin kishte qenë e interesuar edhe klubi i famshëm italian, Juventus e cila është duke menduar të transferoj një qendërmbrojtës për faktin se Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini për shkak të moshës nuk janë në formën e tyre të dikurshme.

Marketing