Revista prestigjioze zvicerane, L’illustre, e publikoi dje në artikull ku lavdërohet puna që trajneri Bernard Challandes po e bën me ekipin kombëtar të Kosovës. Në këtë artikull është treguar edhe paga që zvicerani e bën për punën e tij me “Dardanët” – 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit.
Trajneri zviceran Bernard Challandes e ka bërë një punë të mrekullueshme me ekipin kombëtar të Kosovës. Që kur u emërua trajner i kësaj skuadre, ai nuk e ka pësuar asnjë disfatë.
Për këtë punë, L’illustre shkruan se nuk paguhet aq shumë sa do të ishte paguar në Zvicër, mirëpo paguhet po aq sa trajneri Vladimir Petkovic i Zvicrës, nëse merren parasysh standardet ekonomike të të dy vendeve.
Sipas vlerësimeve të L’illustre, Challandes paguhet nga 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit, pa i përfshirë këtu bonuset e fituara nga qeveria për triumfin në Ligën e Kombeve dhe bonuset e premtuara në rast të kualifikimit në EURO 2020.
“Unë nuk ankohem. Krahasuar me standardin e jetës së vendit, shpërblehem po aq sa Petkovici. Ngjashëm si në Armeni, as këtu nuk ka kurrë vonesa në pagë”, është shprehur Challandes.