Ballina Lajme Maqedoni Klinika e fëmijëve, shërohen fëmijë me simptoma post kovid

Klinika e fëmijëve, shërohen fëmijë me simptoma post kovid

Ditëve të fundit është në rritje numri i rasteve të reja të të infektuarve me Kovid 19, pa u kursyer edhe fëmijët. Megjithatë në këto rast është shumë e rëndësishme të dallohen simptomat e virusit korona nga sëmundjet e tjera respiratore thonë mjekët.

Marketing

Në klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, në trajtim spitalorë janë disa fëmijë me të cilët e kanë kaluar virusin por reagimi i antiturupave paraqet shqetsimin e disa organeve apo reakcione inflamatore.

Nga klinika për sëmundje të fëmijëve theksojnë se gjendjen e fëmijëve të shtruar në spital e kanë nën kontrollë sa i përket komplikimeve të mundshme që mund të paraqiten.

“Tani kemi një numër të madh të viruseve respiratore të cilat që imitojnë shumë simptome të Kovid 19. Që të mund mirë të bëhet dallimi duhet që mjekët amë ti njohin edhe simptomet por edhe mënyrën se si prezantohet pasqyra klinike ku nuk është e njejtë tek të gjithë. Akademia amerikane dhe ajo europiane rekomandon dhe e ul kufirin për vaksinimin e fëmijëve. E dini që edhe tek ne fëmijët prej 12 deri 16 vaksinohen, posaçërisht ata me sëmundje kronike. Sa i përket vaksinimit të grupmoshave më të vogla, besoj se do të debatojmë më tutje këtë çështje. Jemi të hapur për të gjitha mënyrat për pengimin dhe reduktimin e sëmundjeve. Prap se prap si zgjidhje përfundimtare kemi vaksinimin” – deklaroi Drejtoresha e Klinikës së fëmijëve, Aspazija Sofianova.

Fëmijët me simptoma të kovid 19 trajtohen në institutin për sëmundje të mushkërive Kozle.

Marketing
Exit mobile version