Ballina Aktuale Klinika Universitare Reumatologjike në Kongresin Reumatologjik EULAR 2023 në Milano të Italisë

Klinika Universitare Reumatologjike në Kongresin Reumatologjik EULAR 2023 në Milano të Italisë

Klinika Universitare Reumatologjike me stafin e saj merr pjesë në Kongresin Reumatologjik EULAR 2023 në Milano të Italisë prej datës 31.05.2023 deri më datën 03.06.2023.
Ky takimi i cili ka peshë të rëndësishme në nivel global,me pjesmarrës nga sfera përkatëse dhe i cili cilësohet si një nga takimet më prestigjioze reumatologjike në botë ka për qëllim të vendos në dukje teknologjinë e avancuar,metodat më të reja dhe më të sofistikuara si dhe shpërndarjen e përvojave të institucioneve reumatologjike në mbarë botën.
Marrë parasysh se rreth 20-30 % e popullatës globale janë të përfshirë nga problemet reumatologjike ky numër tangon edhe pjesën më të madhe të popullatës sonë e cila viteve të fundit është më e theksuar.
Në Kongresin Reumatologjik u prezantua edhe strategjia për vitet 2024-2028 për menaxhim të institucioneve reumatologjike si dhe protokollet për diagnostifikimin e sëmundjeve reumatologjike.

Marketing
Exit mobile version