Ballina Lajme Maqedoni Klinika Zhan Mitrev po zgjerohet me departamentin e stomatologjisë dhe shërbimeve të...

Klinika Zhan Mitrev po zgjerohet me departamentin e stomatologjisë dhe shërbimeve të reja në qendrën për dermatologji estetike

Në Klinikën Zhan Mitrev do të hapet së shpejti reparti i stomatologjisë, ndërsa qendra për dermatologji estetike tashmë është plotësuar me shërbime dhe aparatura të reja.

Marketing

Në qendrën stomatologjike do të praktikohen tendencat më moderne të stomatologjisë precize dixhitale. Do të ofrohen të gjitha shërbimet në fushën e endodoncisë, ortodoncisë, protetikës fikse dhe të lëvizshme, kirurgjisë orale dhe implantologjisë. Me ndihmën e teknologjisë së fundit 3D, ekipi ekspert i stomatologëve do të krijojë një plan individual dhe do të propozojë zgjidhjet më të mira për çdo pacient.

Në qendrën për dermatologji estetike, ekipi mjekësor me përvojë, përveç procedurave diagnostikuese, do të kryejë të gjitha procedurat e tjera që nga dermatokirurgjia, kozmetologjia mjekësore, mesoterapia dhe biorevitalizimi, botoksi, filleri dermal, liftingu jokirurgjikal me Ulthera, dermoskopia dixhitale me Fotofinder.

Vetëm në Klinikën Zhan Mitrev, në Qendrën e Dermatologjisë Estetike, disponohet lazeri më i fuqishëm dhe teknologjikisht më i avancuar Nordlys nga brendi premium amerikan Candela. Kjo platformë lazer ofron një zgjidhje reale për problemet dermatologjike dhe estetike si mënjanimin e përhershëm të qimeve, trajtimin e rrudhave, shenjave dhe strijave, hiperpigmentimin, rosacean, telangjiektazitë, hemangiomat, kapilarët dhe venat, nishanet, mishërat e huaj, infeksionet mykotike të thonjve e shumë të tjera.

Qendra për dermatologji estetike është e pajisur me një dhomë hiperbarike ku kryhen terapi hiperbarike me oksigjen, të cilat ndihmojnë trupin të shërohet dhe rigjenerohet më shpejt.

Zgjerimi i Klinikës Zhan Mitrev do të vazhdojë edhe në fusha të tjera mjekësore, me hapjen e reparteve të reja, të cilat do të rrisin shërbimet për pacientët dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Me zgjerimin e fushave në të cilat punon dhe me zotërimin e akreditimit JCI, i cili konsiderohet si Standardi i Artë në nivel global përsa i përket cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë së pacientëve, Klinika Zhan Mitrev rrit në nivel të lartë standardet e kujdesit shëndetësor në vend dhe përmirëson sistemin shëndetësor në tërësi. 

Marketing
Exit mobile version