Pas shkarkimit të Steven Gerrard nga roli i tij si menaxher i Aston Villa të enjten, Jurgen Klopp e ka mbështetur atë, duke shprehur i bindur se legjenda e Liverpool-it do të rikthehet shumë shpejtë.
Gerrard u shkarkua menjëherë pas humbjes 3-0 ndaj Fulhamit të enjten mbrëma, pasi skuadra e tij zbriti në vendin e 17-të në tabelë pas vetëm dy fitoreve në 11 ndeshje.
Kjo shënon një fund zhgënjyes të periudhës së parë të Gerrard-it në krye të një klubi të Premierligës dhe një goditje për shanset e tij për të pasuar përfundimisht Klopp-in në Anfield.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp para Nottingham Forest të premten, Klopp shprehi simpatinë e tij për kolegun e tij të dikurshëm në Liverpool, duke thënë se “ai do të kthehet”.
“Unë jam shumë i sigurt se ai do të kthehet” u tha ai gazetarëve.
“Unë kam shtatë vite në Liverpool, edhe pse nuk takohem shumë shpesh për arsye të ndryshme, ai ishte në Amerikë dhe kur ishte në akademi kishim një marrëdhënie të ngushtë, gjithmonë e kam ndjekur. Kemi pasur një shkëmbim të vogël këtë mëngjes, por jo dicka më shumë, jo bisedë të gjatë”
“Mund ta imagjinoj se është zhgënjyese për të, për shkak të ambicieve që kishte dhe gjërave që donte të arrinte me Aston Villa. Padyshim që nuk është mirë, por nuk mendoj se duhet të shqetësohemi për Stevie. Sic tha edhe ai vetë dje pas ndeshjes, ai e njeh lojën mjaft gjatë dhe këto lloj gjërash mund të ndodhin. Ai do të kthehet, 100 për qind. Por tani shpresoj që ai të marrë pak kohë. Që kur përfundoi karrierën e tij, ai është duke punuar gjatë gjithë kohës.
“Ndoshta ta përdorë pak për veten e tij për t[u rimbushur.” përfundoi Klopp.