Klubi i njohur anglez në garë për Abraham

16:08 | 11 Prill 2021

Marketing

E ardhmja e sulmuesit të Chelseas, Tammy Abraham ndoshta do të jetë larg “Stamford Bridge”.

Anglezi që nuk është duke u përdorur shumë që nga ardhja e Timo Werner, kërkohet nga rivali londinez, West Ham, përcjellë lajmi.net.

West Ham që këtë edicion kanë shkëlqyer nën urdhrat e David Moyes dhe janë në garë për të dal në Evropë, duan disa përforcime në afatin veror të ardhshëm.

Pos synimit që ta mbajnë Jesse Lingard, West Ham e do edhe qendërsulmuesin anglez, që ndoshta do jetë i hapur për këtë transferim në mënyrë që të këtë minutazhë më të madhe.

Chelsea nuk do konsiderojë shitjen nëse nuk paguhen 30 milionë euro, por klubi londinez është i hapur për negociata./Lajmi.net/

Marketing