Koalicioni Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët (ABEOK) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vendimin e KQZ-së, ku kërkojnë që të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 25 prillit.
Po ashtu thuhet se një kërkesë të tillë kanë bërë edhe më parë por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Kërkojmë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.
Kërkojmë nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”