Koalicioni i breshkave!

Medai Shaholli

Marketing

Pasi flirtuan për dy vite rresht në krevatin e bordellos qeveritare me SDSM-në, besprerët e pa besë tashmë kishin ‘konsumuar të gjithë jaraninë’ dhe nuk kishin çfarë të ‘jepnin’ më nga slogani i lakuriqësisë ‘Mozheme’, si ‘shfalerka të përdala’ ata ia drodhën titistëve të rinj duke braktisur krevatin e bordellos për të flirtuar më tej me partnerë të rinj nga opozita siç është VMRO-ja.

Kësisoj, pas një kohe të shkurtër besprerët e Bilit e nxorrën kokën nga ‘bataku i ‘pafajësisë’ duke kumbisur kokën tashmë mbi supin e një partner të ri të opozitës që do quhej ‘bashkëjetesë’ për interes mes Bilit të xhonturqëve dhe komitëve të Mickos, e cila thonë se do të finalizohet në qeverinë e re të koalicionit mes partnerëve të rinj pas zgjedhjeve të përgjithshme që ata shpresojnë se do të mbahen në vjeshtë, ku gjithashtu ata mendojnë se do t’i fitojnë ato zgjedhje.
Kjo është ëndrra që kanë parë breshkat e ‘koalicionit të së ardhmes’ pasi sipas tyre populli ua paskësh kërkuar atyre këtë detyrë për ta ndryshuar gjendjen në vend, si shans i vetëm përmes zgjedhjeve të reja dhe si vullnet politik i zgjedhësve të kësaj ‘dërzhave’.

Të dya breshkat, së bashku njëra përmi tjetrën, nuk çajnë dot përpara. Ato janë misionare të misioneve të pamundura që nuk mund të sjellin mirëqënien e qytetarëve pasi janë dëshmuar për zhgënjime dhe dështime në kohë të ndryshme në qeveritë e koalicionit.

Ndërsa komitët e Mickos nuk distancohen nga qëndrimet shovene të militantëve të tyre të djeshëm dhe të sotëm ndaj shqiptarëve që i kanë kërcnuar dhe fyer në baza etnike, nuk mund të presim as nesër se po këta komitë të Mickos nuk do të vazhdojnë t’i fyejnë dhe ti shajnë shqiptarët nëpër stadiume apo nëpër rrugët e Shkupit apo në qytete të tjera.

Me moshapjen e ‘Kutisë së Pandorës’ siç e quajnë ata ‘kushtetutën e tyre’ e cila nuk mund të ndryshohet pa vullnetin e bllokut sllavo-maqedon, ku ata vazhdojnë ta ruajnë dhe ta mbrojnë privilegjin e kombit të favorizuar i cili ngrihet mbi shkeljen dhe pabarazinë e statusit të shqiptarëve, me ç’rast kontributi i partiçkave shqiptare ka qënë i jashtzakonshëm ku ata kanë pranuar me vullnet të lirë zgjedhën ‘moderne të skllavërisë’ si bashkësi e 20%, për hir të leverdive financiare dhe karrieriste duke votuar atë kushtetutë që ndalon dhe sanksionon gjuhën shqipe të barazohet me sllavishten.

Këta janë komitët edhe vojvodët me predispozicion antishqiptar që gjenden me shumicë në radhët e VMRO-së, ndaj dhe shqiptarët nuk mund t’i besojnë atyre se pas arratisjes së Grujos VMRO-ja na u paskësh reformuar dhe moderuar si parti e qendrës së djathtë.

Kur bie fjala te statusi politik dhe barazia mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonëve atëherë ata kthehen në bunker ku kanë qënë dhe janë për vazhdimin e politikave të pandryshueshme ndaj shqiptarëve siç është dominimi dhe superemacia e pushtetit dhe shtetit vetëm nga një komb dhe nuk ka vend për një të dytë.

Kurse sa i takon xhonturqëve të Bilit ata e kanë një mision për ta kryer i cili konsiston në përhapjen dhe ndikimin e politikave turkomane të ‘haxhiqamilëve’ përmes përdorimit të fesë në pjesën shqiptare të ‘dërzhavës Severna’.

Prandaja, të dya breshkat le t’i lëmë bashkë të pashkoqitura të gremisen shkërkërkave dhe brigjeve të Zhelinës pasi ato nuk janë për progresin dhe për të ardhmen e shqiptarëve.
Ata tashmë i kanë taklluar gotat e ‘jaranisë’ së re të flirtit opozitar.
Kjo nuk do të thotë se këta të koalicionit qeverisës SDSM-DUI janë e keqja më e vogël, por përkundrazi të dya palët si pozita dhe opozita janë faqja e zezë dhe keqja e shqiptarëve.

Marketing