Rreshjet e borës që nisën një ditë më parë, kanë mbuluar zonat më të larta përfshirë këtu edhe Kodrën e Diellit dhe bashkë me këtë pritet të fillojë sezoni i ri turistik.
Autoritetet atje thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një sezon pozitiv dimërorë.
Kjo qendër turistike është zbukuruar nga reshjet intensive që vazhdojnë të shtojnë trashësinë e borës në ato zona malore.
Përkundër reshjeve të dendura të borës, rrugët janë të kalueshme për në Kodër të Diellit, por nga Drejtoria e Rrugëve të Maqedonisë rekomandojnë për vozitje të kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes.
Temperaturat minimale sot në mëngjes kanë qenë -5 në Kodrën e Diellit.