Koeman mund të pezullohet për 12 ndeshje

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, mund të përballet me një pezullim prej 12 ndeshjesh për kritikat ndaj gjyqtarit pas El Clasico.

Marketing

Tekniku holandez nuk mund ta pranonte vendimin e gjyqtarit kryesor i cili dha një penallti për Realin pas duelit midis Lenglet dhe Sergio Ramos.

Për shkak të kësaj, Koeman kritikoi publikisht gjyqtarin Munuera dhe ai mund të dënohet për këtë, sepse tashmë është hapur një procedurë disiplinore.

Mediet spanjolle raportojnë se holandezi mund të përballet me një pezullim nga 4 deri në 12 ndeshje.